4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vlorë, ndërron jetë 22-vjeçari Fadil Bodoj pas më shumë se një muaji në luftë me jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Dukatit në Vlorë, ku ka ndërruar jetë 22-vjeçari Fadil Bodoj, pas më shumë se një muaji e gjysmë përpjekjesh për të mbijetuar pas një aksidenti tragjik automobilistik që ndodhi pak pas mesnatës së 6 shtatorit.

I riu u përfshi në një përplasje të fortë frontale në aksin Orikum–Himarë, në zonën e Fushë-Dukatës, ku automjeti tip “Audi”, që drejtohej prej tij, u përplas me një “Fiat” që drejtohej nga Gabriel Lazemetaj, 20 vjeç.

Nga aksidenti u plagosën katër persona — Fadil Bodoj, Gabriel Lazemetaj, Flavio Qepi (20 vjeç) dhe Aldo Kushta (22 vjeç) — të gjithë banues në Dukat.

Pas një qëndrimi të gjatë në Spitalin e Traumës në Tiranë, Fadil Bodoj nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë, duke lënë pas një dhimbje të thellë te familja, miqtë dhe bashkëfshatarët.

Familjarët kanë bërë me dije se ceremonia e varrimit do të mbahet këtë të shtunë në Dukat, ku i riu do të përcillet për në banesën e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...