25 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Gjykata pezullon Asamblenë e Ortakëve të “Vlora International Airport” — Behgjet Pacollit i hiqet e drejta e votës, nis hetimi penal për koncesionin

Gjykata e Tiranës ka pezulluar çdo vendim që mund të merrej në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve të “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k., e planifikuar për më 20 tetor 2025, pas pranimit të kërkesës për sigurimin e padisë ndaj kompanisë.

Në vendimin e datës 10 tetor, gjykata ka pezulluar edhe të drejtën e votës për ortakun e shumicës, “Mabco Constructions SA”, kompani në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli, derisa të regjistrohet kontrata e shitjes së 49% të kuotave që kjo kompani ka transferuar më 3 prill 2025 te “2A Group” sh.p.k.

Gjykata argumenton se mosregjistrimi i kontratës së shitjes përbën shkelje ligjore dhe tentativë për devijim të të drejtave të ortakëve të rinj.

Vendimi vjen pas konfliktit të ashpër mes Pacollit dhe Valdon Ademit, përfaqësues i “2A Group”, me të cilin ai dikur kishte bashkëpunuar në disa projekte. Burime pranë kompanive thonë se shkak i prishjes së marrëdhënies është ndarja e aksioneve në shoqërinë koncesionare të aeroportit të Vlorës.

Zyrtarisht, Mabco e Pacollit zotëron 98% të aksioneve, ndërsa 2A Group vetëm 2%, por Ademi pretendon se ka investuar më shumë se ç’reflektohet në kapitalin zyrtar dhe kërkon një pjesëmarrje më të madhe në pronësi.

Koncesioni i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka një vlerë prej 104 milionë eurosh dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 309 hektarësh. Fillimisht, projekti u zhvillua nga një konsorcium mes “Mabetex” (50%), “YDA Group” (48%) dhe “2A Group” (2%), por pas tërheqjes së kompanisë turke në vitin 2021, Mabco Constructions mori kontrollin e plotë të koncesionit, duke blerë aksionet e “YDA Group” për vetëm 4,450 euro — moment që shënoi nisjen e konfliktit mes ortakëve.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime penale për koncesionin e aeroportit, me në fokus Behgjet Pacollin, vëllain e tij Emin Pacolli dhe ish-administratorin Nelson Çela. Hetimi është regjistruar për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa burime nga organi i akuzës konfirmojnë se janë sekuestruar disa materiale dhe kontrata financiare që lidhen me projektin.

Në këtë mënyrë, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, që pritej të shënonte “epokën e fluturimeve të jugut”, është tashmë në qendër të një beteje të ashpër ligjore dhe hetimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...