6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Policia greke kap 42 kg marijuanë në kufirin me Shqipërinë, arrestohen 4 persona

Kastoria, Greqi – Një operacion i policisë greke ka çuar në sekuestrimin e 42 kg e 869 gramë marijuanë dhe arrestimin e katër personave, në një aksion kundër trafikut të drogës në kufirin greko-shqiptar.

Sipas Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Kastorias, në operacion u përfshinë 2 automjete që nuk iu bindën sinjalit të ndalimit të policisë dhe u larguan, duke u përfshirë në një ndjekje në zonën rurale-pyjore të Kosturit.

Gjatë ndjekjes, dy çanta udhëtimi u braktisën nga pasagjerët e njërit mjet, përmbajtja e të cilave përmbante 39 pako me marijuanë, me një peshë totale 42 kg e 869 gramë. Më pas, shoferët dhe pasagjerët e të dy automjeteve u ndaluan dhe arrestuan në zona të Kozanit.

Mes të arrestuarve janë një grua 26-vjeçare dhe tre burra, të moshës 24, 29 dhe 44 vjeç, të gjithë shtetas grekë. Policia sekuestruar gjithashtu 2 automjete, 4 telefona celularë dhe 4 karta SIM. Vlera e drogës së kapur në tregun e paligjshëm vlerësohet rreth 686 mijë euro.

Hetimet për identifikimin e rrjetit dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm vijojnë nga autoritetet greke.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...