21.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas konsultimeve”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave të shfaqura edhe brenda Partisë Socialiste.

Përmes një reagimi në platformën “X”, Rama e ka cilësuar normale fazën e konsultimit publik, duke theksuar se kundërshtimet janë pjesë e një procesi diskutimi që do të zgjasë 60 ditë.

Sipas kryeministrit, kjo periudhë është parashikuar pikërisht për t’u dhënë mundësi qytetarëve, institucioneve vendore dhe përfaqësuesve politikë të paraqesin mendimet dhe argumentet e tyre për ndryshimet e propozuara.

Rama është ndalur edhe te reagimet e kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë, duke kujtuar se qëndrimet zyrtare duhet të shprehen përmes dokumenteve institucionale, ndërsa protestat paqësore janë pjesë e debatit publik.

Ai ka kundërshtuar interpretimet se debatet brenda Partisë Socialiste apo reagimet kundër reformës përbëjnë një problem politik për qeverinë, duke deklaruar se askush nuk do të pengohet të shprehë opinionin e tij.

Sipas Ramës, vendimi përfundimtar për reformën territoriale do të merret nga Kuvendi pas përfundimit të procesit të konsultimeve, ndërsa gjatë kësaj kohe palët do të kenë mundësi të paraqesin argumentet e tyre.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu se në hartimin e ndarjes së re territoriale duhet të mbizotërojnë kriteret praktike dhe funksionale të administrimit, ndërsa elementë si historia e zonave, traditat apo simbolika lokale, sipas tij, nuk mund të jenë baza kryesore për një reformë të tillë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...