25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Partia Demokratike rikthen Arben Ristanin për menaxhimin e proceseve zgjedhore

Partia Demokratike ka vendosur të rikthejë Arben Ristanin për administrimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (2009–2012) është një nga 6 kandidatët që konkurrojnë për 5 vendet vakante në Komisionin Rregullator të KQZ, ku afati i shprehjes së interesit mbyllet këtë të mërkurë.

Kandidatët me mbështetjen e PD-së janë:
• Arben Ristani, ish-deputet dhe ish-kryetar i KQZ;
• Helga Vukaj, aktualisht anëtare e Komisionit Rregullator, që rikandidon.

Nga ana tjetër, kandidatët me mbështetjen e PS-së janë:
• Ilirjana Nano, kryetare aktuale e Komisionit Rregullator;
• Dritan Çakaj, anëtar aktual i komisionit;
• Bledar Skënderi, kandidat i ri, ish-anëtar i KQZ deri në vitin 2020.

Komisioni Rregullator ka 5 anëtarë, prej të cilëve 3 zgjidhen me mbështetjen e PS-së dhe 2 me mbështetjen e PD-së. Mandati i anëtarëve aktual përfundoi këtë muaj, por për shkak të menaxhimit të procesit zgjedhor të pjesshëm në 5 bashki më 9 nëntor, komisioni i ligjeve ka vendosur që ata të qëndrojnë në detyrë deri pas zgjedhjeve.

Lista e kandidatëve për KQZ:
• Arben Ristani (PD) – kandidat i ri
• Helga Vukaj (PD) – rikandidim
• Dritan Çakaj (PS) – rikandidim
• Ilirjana Nano (PS) – rikandidim, kryetare
• Bledar Skënderi (PS) – kandidat i ri

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...