27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Dy të vrarë në Durrës pas një konflikti banal për kafe – zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Manëz

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dy persona humbën jetën pas një konflikti që nisi për motive të dobëta në Manëz, pranë një karburanti.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të datës 22 tetor 2025, pasi një debat i nisur në ambientet e një lokali është përshkallëzuar në përplasje me armë zjarri.
Mësohet se njëri prej viktimave, së bashku me një tjetër person, kishte hyrë në lokal dhe i kishte kërkuar kamerierit që t’u përgatiste kafe, por ky i fundit u kishte thënë se ekspresi ishte i fikur.
Në atë moment, një tjetër klient që ndodhej në lokal ndërhyri në debat, çka dyshohet të ketë qenë shkaku që përplasja degradoi në konfliktin fatal.

Burime pranë hetimeve bëjnë me dije se në përleshje nuk ka qenë i përfshirë kamerieri, ndërsa asnjë prej personave të tjerë në lokal nuk është plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, në përfundim të konfliktit mbetën të vrarë:

Aranit Kurti, 23 vjeç
Flori Paluçi, 33 vjeç

Të dy banues në Manëz, Durrës.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga Daniel Pepa, 21 vjeç, ndërsa Aranit Kurti dyshohet të jetë vrarë nga vetë Flori Paluçi gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Forcat e policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e Daniel Pepa, i cili ndodhet ende në arrati.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë.

Autoritetet po mbledhin dëshmi dhe prova materiale për të dokumentuar ligjërisht këtë ngjarje që ka tronditur qytetin bregdetar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...