27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Zbardhet ngjarja e rëndë në Manëz: 21-vjeçari në kërkim, vrau autorin që i mori jetën shokut të tij

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ngjarjen tragjike të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit, ku dy persona humbën jetën pas një konflikti që nisi për motive të dobëta.

Sipas burimeve zyrtare, Daniel Pepa, 21 vjeç, është autori i shpallur në kërkim për vrasjen e Flori Paluçit, 33 vjeç. Hetimet tregojnë se Pepa e qëlloi Paluçin me armë zjarri pasi ky i fundit kishte vrarë shokun e tij, Aranit Kurtin, 23 vjeç, vetëm pak çaste më parë.

Skenari tragjik ndodhi brenda pak minutash: fillimisht Flori Paluçi vrau Aranit Kurtin, ndërsa më pas u qëllua për vdekje nga Daniel Pepa, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:45 të mëngjesit të 22 tetorit 2025, në afërsi të një karburanti në Manëz, pas një debati banal që kishte nisur në ambientet e një lokali.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijon punën për të dokumentuar të gjitha rrethanat e vrasjes së dyfishtë. Hetuesit po mbledhin prova materiale dhe dëshmi për të zbuluar nëse në konflikt kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Forcat e Policisë së Durrësit kanë vënë në lëvizje të gjitha strukturat për kapjen e 21-vjeçarit Daniel Pepa, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...