29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Trump pezullon takimin me Putinin: “Nuk dua një takim të dështuar”

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk dëshiron të zhvillojë një “takim të dështuar” me presidentin rus Vladimir Putin, pasi planet për një bisedë ballë për ballë mbi luftën në Ukrainë janë pezulluar për një kohë të pacaktuar.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, Trump nënkuptoi se pengesa kryesore për dialog mbetet refuzimi i Rusisë për të ndalur luftime përgjatë vijës aktuale të frontit.
“Më mirë të mos kemi fare takim, sesa një takim pa rezultat,” është shprehur ai.

Një zyrtar i lartë amerikan konfirmoi për mediat se “nuk ka plane për një takim Trump–Putin në të ardhmen e afërt”, duke kundërshtuar deklaratat e javës së kaluar të presidentit, sipas të cilit bisedimet do të zhvilloheshin në Budapest brenda dy javësh.

Burime diplomatike thonë se vendimi për pezullimin e takimit është përpjekje e Shtëpisë së Bardhë për të shmangur një tjetër përballje pa rezultate konkrete, pas takimit të gushtit në Alaskë, i cili nuk solli përparim në çështjen e Ukrainës.

Një diplomat i lartë evropian, cituar nga Reuters, u shpreh se “rusët kërkuan shumë, dhe për amerikanët u bë e qartë se nuk kishte marrëveshje të mundshme për Budapestin”.

Ndërkohë, një takim përgatitor mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i planifikuar për këtë javë, u anulua pas një telefonate “produktive” midis tyre, e cila sipas Shtëpisë së Bardhë “e bëri të panevojshme një takim fizik”.

Trump, nga ana tjetër, ka mbështetur një propozim armëpushimi të përkrahur nga Kievi dhe liderët evropianë, që synon ngrirjen e konfliktit përgjatë vijës aktuale të frontit.
“Le të pritet aty ku është,” deklaroi ai. “Ndaloni në vijën e betejës, kthehuni në shtëpi, ndalo luftën, ndalo vrasjet.”

Megjithatë, Rusia e ka refuzuar kategorikisht këtë ide. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska kërkon tërheqjen e plotë të forcave ukrainase nga lindja, ndërsa Lavrov theksoi se një “armëpushim i ngrirë” do të ishte vetëm një pauzë e përkohshme, jo një zgjidhje reale.

Nga ana tjetër, liderët evropianë dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikuan një deklaratë të përbashkët, duke theksuar se çdo proces paqeje duhet të nisë me ngrirjen e vijës aktuale të frontit dhe akuzuan Rusinë se “nuk është serioze për paqe”.

Zelensky e quajti këtë qasje “fillimin e diplomacisë”, por paralajmëroi se Moskën mund ta detyrojë në tryezë vetëm fuqia ushtarake: “E vetmja mënyrë për ta bindur Rusinë është përmes armëve me rreze të gjatë veprimi.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...