12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

U dhunua brenda ambienteve të Gjykatës, gjyqtarët e Apelit në Vlorë i dalin në mbrojtje kolegut të tyre/ “Shprehim shqetësimin e thellë në lidhje me aktin e dhunshëm…

Gjyqtarët e Apelit në Vlorë i kanë dalë në mbrojtje kolegut të tyre Arqile Basho, i cili një ditë më parë u dhunua nga tre vëllezër brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në qytetin bregdetar.

Në një deklaratë për mediat, gjyqtarët shprehin mbështetjen ndaj gjyqtarit Arqile Basho dhe dënojnë çdo akt që cenon sigurinë e magjistratëve.

DEKLARATA E PLOTË

Ne, magjistratët e juridiksionit të Apelit Vlorë, shprehim shqetësimin e thellë në lidhje me aktin e dhunshëm të palëve ndërgjyqëse ndaj gjyqtarit Arqile Basho të datës 15.07.2021, të transmetuara gjatë edicioneve informative në televizion dhe dënojmë me forcë çdo akt që cenon sigurinë e magjistratëve.

Në kronikë është transmetuar gjuhë jo etike dhe fjalor fyes ndaj gjyqtarit së çështjes. Akte të tilla të përbëjnë kërcënim serioz jo vetëm ndaj magjistratëve, por ndaj të gjithë sistemit të drejtësisë e idealeve themelore të një shoqërie të hapur dhe shtetit të së drejtës.

Shprehim mbështetjen e palëkundur ndaj gjyqtarit Arqile Basho dhe të gjithë anëtarëve të personelit të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të jetojnë e të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve nga armiqtë e drejtësisë.

Shprehim falënderimin për bashkëpunimin e ngushtë dhe reagimin e menjëhershëm të agjencive ligjzbatuese për arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të akteve të tilla të dhunshme, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda.

Për nga natyra e vet, veprimtaria gjyqësore shkakton pakënaqësi ndaj njërës apo tjetrës palë, por në një shtet të së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo dhuna verbale apo fizike ndaj magjistratit.

Sjellim në vëmendjen e opinionit publik se respektojmë rolin e pazëvendësueshëm të medias për informimin e publikut në lidhje me veprimtarinë e sistemit gjyqësor, por nga ana tjetër, edhe media duhet të respektojë dinjitetin e gjykatës dhe të magjistratëve, duke mos përcjellë informacion që përmban gjuhë apo imazhe fyese, që cenojnë figurën e gjyqtarit. Respekti ndaj gjykatës dhe figurës së magjistratit i shërben si forcimit të drejtësisë, ashtu edhe lehtësimit të komunikimit efektiv me publikun rreth veprimtarisë së sistemit gjyqësor.

Të udhëhequr nga parimet e profesionalizmit, transparencës, ndershmërisë, llogaridhënies dhe besueshmërisë, shprehim angazhimin për rikthimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor, i cili ka si një ndër objektivat e tij kryesorë forcimin e bazave për përmirësimin e marrëdhënieve të gjyqësorit me median, në çdo rast duke garantuar respektin reciprok.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...