14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Kultivonin bimë narkotike, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Vlorë

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Dukati”.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”.

Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohet lëndë narkotike dhe municion luftarak.

Strukturat hetimore të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste në fushën e narkotikëve, në Selenicë dhe Dukat, Vlorë.

Si rezultat i operacionit, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit, T. A., 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi dhe S. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur “Llovisë”, në fshatin Dukat, në një sipërfaqe të pyllëzuar, kanë kultivuar në kubikë fidanë cannabis sattiva si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në kasollet ku këta shtetas qëndronin u gjetë dhe u sekuestrua një sasi prej 11 kg lendë narkotike e dyshuar cannabis sattiva në forëm boçeje.

Po nga specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DPV Vlorë u bë shpallja në kërkim e shtetasve, Sh. Z., 58 vjeç dhe Sh. Z.,18 vjeç ( babë e bir) banues në Selenicë, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 1.74 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi municioni luftarak dhe 1 armë e ftohtë (thikë), si dhe në oborrin e banesës, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 23 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë cannabis sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...