27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Merr fund arratia e Erind Laskut, “truri” i pastrimit të 3 milionë eurove nga Italia në Shqipëri

Merr fund arratia e Erind Laskut, pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës të drejtuar nga Elvis Doçi, i goditur në prill gjatë operacionit “Ura”. Lasku është ekstraduar këtë të enjte nga Milano në Shqipëri, pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Sipas njoftimit zyrtar të Interpol Tiranës, Lasku akuzohet se ka bashkëpunuar me kompani transporti për të sjellë rreth 3 milionë euro nga Italia në Shqipëri, me qëllim pastrimin e parave të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike.

“Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘The Wanted’. Si rezultat, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia në Shqipëri e shtetasit Erind Lasku, që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës”, njofton Interpol Tirana.

Lasku kërkohej ndërkombëtarisht pasi GJKKO, në prill 2025, i caktoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ky është burri im”, Taylor Swift shpërthen në festë për touchdown-in e Travis Kelce...

0
Taylor Swift u shfaq e emocionuar në tribunat e stadiumit Arrowhead, teksa festoi touchdown-in e bashkëshortit të saj, Travis Kelce, gjatë ndeshjes së Kansas...

Sherr me thikë në Pogradec, plagoset një person në shpatull

0
Një sherr në Pogradec ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht...

E ngatërroi me një dre dhe e qëlloi për vdekje, 39-vjeçarja nënë e 5...

0
Një 39-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, është vrarë tragjikisht në Delaware të SHBA-së, pasi një 74-vjeçar dyshohet se e qëlloi me armë zjarri, duke...

368 zjarre në Shkodër gjatë verës, flakët përfshinë 400 hektarë pyje në Tërbun: Zonat...

0
Mbi 300 raste zjarresh janë regjistruar në qarkun e Shkodrës gjatë muajve të verës, ndërsa krahasuar me një vit më parë, në zonat urbane...

Rihanna dhe djali 3-vjeçar surprizojnë ASAP Rocky-n në skenë: Vogëlushi merr mikrofonin dhe falënderon...

0
Një moment familjar dhe plot emocione ka pushtuar skenën në Kopenhagë, ku Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar, Riot, iu bashkuan ASAP Rocky-t gjatë...