26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Rritje të numrit të të shtruarve në pavionet për COVID-19 në Angli, shumica e pacientëve të pavaksinuar

Nga e hëna Anglia do do të lehtësojë të gjitha masat kundër koronavirusit, pavarësisht numrit në rritje të të infektuarve. Spitalet po njoftojnë rritje të numrit të të shtruarve në pavionet për COVID-19, por tani shumica e pacientëve janë qytetarë që ende nuk janë vaksinuar.

Në pavionin për COVID-19 në spitalin “Royal Preston”, personeli bëhet gati për pranuar më shumë pacientë.

Aktualisht spitali ka pranuar rreth 60 të infektuar me koronavirus, shifër kjo e menaxhueshme për ekipin mjekësor.

Por shumë prej tyre janë shumë të sëmurë dhe shumë të rinj.

28 vjeçari Darren Gaskell thotë se ishte në gjendje të mirë shëndetësore para se të infektohej me COVID-19.

Ai ishte i sigurt se nuk do ta ndjente koronavirusin. Prandaj nuk ishte vaksinuar, ndonëse e kishte mundësinë.

Tani ai është pacient në kujdesin intensiv dhe e ka kuptuar se vetëbesimi i tepruar ishte një gabim i madh.

“Nuk mendoja se do të infektohesha. Nuk e njihja asnjë të afërm që kishte Covid. Mendoja se ishte diçka më e largët, jo një gjë lokale. Mendoja se jam i ri dhe se nëse infektohem mund ta luftoj si gripin. Por jo, nuk mundem. Kjo sëmundje është e çmendur”, thotë ai.

Në pavionet e COVID-it ka shumë vetë si i riu Gaskell.

Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, gati 30 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht në Angli.

Ata duken të mbrojtur ndërsa shqetësimet janë për pjesën tjetër të pavaksinuar.

“Shumica e të shtruarve në spital, që po sëmuren rëndë dhe po përfundojnë në kujdes intensiv, nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës. Disa kanë marrë vetëm njërën dozë. Ka edhe disa pacientë që janë vaksinuar plotësisht e që vijnë të sëmurë”, tha pulmologu Mohammet Munavvar.

Helen Heneghan është një nga pacientët e paktë të vaksinuar plotësisht që përfunduan në spital.

Ajo është mes njerëzve me rrezikshmëri të lartë për shkak të një sëmundjeje ekzistuese.

Por ndryshe nga Darren që do të vazhdojë qëndrimin në spital, ajo ndihet mirë mjaftueshëm që të dalë nga spitali.

“Jam 100 për qind e sigurt se nëse nuk do të isha vaksinuar do të isha në gjendje shumë të rëndë, me siguri në kujdes intensiv”, tha ajo.

Lehtësimi i masave dhe rreziku i variantit më ngjitës Delta pritet të ndikojë në shtimin e mëtejshëm të rasteve me COVID-19 në Angli.

Pyetja është nëse vaksinimi do të frenojë sëmundjen dhe shtrimin e tyre në spital./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...