27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në qarkun e Beratit/ 3 shtetas në prangat e Policisë

Dy raste të kultivimit të kanabisit janë goditur në qarkun e Beratit, ku ka përfunduar në pranga një person.

U arrestua në flagrancë shtetasin A.M., 44 vjeç, banues në Vërzhezhë pasi u kap nga shërbimet e policisë, duke ujitur fidanët të dyshuara bimë narkotike cannabis sativa

Si dhe shtetasi Sh.K., 62 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë dhe K.B., 51 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i Policisë

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Skrapar, arrestohet autori i dyshuar i tentativës për kultivim.
Kuçovë, procedohet penalisht Kryetari i Fshatit dhe Ispektori i Shërbimit Pyjor, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë së DVP Berat, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe në fshatin Mëndrakë, Kuçovë fidanë të dyshuara bimë narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 44 vjeç, banues në Vërzhezhë, pasi u kap nga shërbimet e policisë, duke ujitur fidanët të dyshuara bimë narkotike cannabis sativa, të cilat ishin të mbjella pranë tokës së tij.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, proceduan penalisht shtetasit Sh.K., 62 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë dhe K.B., 51 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...