28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Përfundojnë zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki – PS fiton bindshëm në të gjitha qytetet

Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e pjesshme lokale, të mbajtura një ditë më parë në Tepelenë, Vlorë, Mat, Cërrik dhe Berat, ka përfunduar. Rezultatet përfundimtare konfirmojnë një fitore të thellë për kandidatët e Partisë Socialiste në të pesë bashkitë, duke i dhënë kështu mazhorancës një tjetër epërsi të dukshme në hartën elektorale vendore.

Rezultatet përfundimtare sipas bashkive:

VLORË
Pas numërimit të 231 kutive të votimit, fituese u shpall Brunilda Mersini e Partisë Socialiste, me 15,672 vota, që përbëjnë 78.4% të totalit.
Rivalët e saj, Dionis Sota (i mbështetur nga opozita), mori 2,333 vota (11.7%), ndërsa kandidati i pavarur Gjergj Nika përfundoi me 1,975 vota (9.9%).

CËRRIK
Në këtë bashki, pas numërimit të 57 kutive, fitues rezultoi Florenc Doka nga PS me 6,201 vota (66.22%).
Kundërshtari i tij, Amarildo Hoxha (kandidat i pavarur, i mbështetur nga PD) mori 1,888 vota (20.16%), ndërsa Eligert Hima nga “Shqipëria Bëhet” arriti në 1,275 vota (13.62%).

BERAT
Fitues u shpall Ervin Ceca i Partisë Socialiste me 13,050 vota, duke regjistruar një diferencë prej 10,443 votash ndaj kundërshtarit Pavllo Shkarpa, i cili mori vetëm 2,607 vota.

TEPELENË
Në Tepelenë, gara u mbyll me një fitore të thellë të Gramos Sakos (PS), i cili mori 3,261 vota (77.8%).
Rivali i tij, Gabriel Guma, siguroi 928 vota (22.2%).

MAT
Edhe pse rezultatet përfundimtare për Matin nuk janë detajuar plotësisht, kandidatët e PS kanë ruajtur epërsinë edhe në këtë bashki, duke vijuar traditën elektorale të majtë në këtë zonë.

Pjesëmarrja në votime – shifrat më të ulëta të viteve të fundit

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja e përgjithshme në votime ishte 18.72%, një nivel dukshëm i ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme vendore.

Shpërndarja sipas bashkive ishte si më poshtë:
• Berat: 19.98%
• Vlorë: 12.54%
• Cërrik: 25.00%
• Mat: 39.36%
• Tepelenë: 34.63%

Zgjedhjet e djeshme, ndonëse me pjesëmarrje të kufizuar, u zhvilluan në qetësi dhe pa incidente madhore, ndërsa vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vendorë raportuan një proces të qetë dhe të kontrolluar, me administratë zgjedhore të përgatitur dhe pajisje elektronike funksionale në shumicën e qendrave të votimit.

Fitorja e PS-së në të pesë bashkitë pritet të forcojë pozitat e saj në nivel vendor, ndërsa opozita pritet të analizojë shkaqet e performancës së dobët dhe të shfaqë qëndrimet e saj në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...