27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

E shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të kryera kundër familjes/ 35-vjeçarja arrestohet në pikën kufitare të Tushemishtit

Një 35-vjeçare nga Ohri i Maqedonisë së Veriut që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze është arrestuar në pikën kufitare të Tushemishtit.

E reja u arrestua falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Norvegjinë dhe Policinë Kufitare dhe do të ekstradohet në shtetin e Norvegjisë.

Shtetasja 35-vjeçare ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit, në Norvegji.

Njoftimi i Policisë

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Norvegjinë dhe Policinë Kufitare, vihet në pranga një shtetase në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë 36-vjeçarja e shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime familjare.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemusht, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë të shtetases A. M., 35 vjeçe, banuese në Ohër, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimi i kryer në sistem, rezultoi se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia, për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit, në Norvegji.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e saj drejt Norvegjisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...