Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkallnur, Durrës, ku një 55-vjeçar ka ndërruar jetë pas një konflikti me një të mitur 16-vjeçar.
Sipas policisë, konflikti ka nisur disa ditë më parë, kur 55-vjeçari ka sharë fëmijën e të miturit. Fëmija i ka treguar ngjarjen vëllait të tij, i cili ka shkuar dhe e ka goditur disa herë me grushte 55-vjeçarin.
I plagosur rëndë, 55-vjeçari u transportua në spital, ku më pas ndërroi jetë.
Policia e Durrësit ka arrestuar 16-vjeçarin dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.






