28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”

Pas rrëzimit të kërkesës së Fatmir Mediut dhe avokatëve të tij për përjashtimin e saj nga gjykimi, vetë gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar largimin nga çështja.

Sipas njoftimit, Gjoka i është drejtuar më 11 nëntor zv/kryetarit të GJKKO-së, Erion Bani, duke shpjeguar se ndodhet në kushte të papajtueshmërisë për të vijuar procesin. Arsyetimi i saj është se ajo ka qenë pjesë e seancës paraprake dhe e ka marrë gjykimin kur i pandehuri kërkoi gjykim të shkurtuar. Më pas, kur Mediut ndryshoi qëndrim dhe pranoi gjykimin me procedurë të zakonshme, Gjoka pretendon se ka interes të kundërt dhe nuk mund të vijojë pjesëmarrjen.

Gjyqtarja ka sqaruar gjithashtu se kërkesa e saj për largim ka marrë shkas edhe nga vetë kërkesa e Mediut për përjashtimin e saj, e cila më parë u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.

Pritet që për këtë kërkesë të shprehet drejtuesi i GJKKO-së, Erion Bani, ndërsa seanca e djeshme vijoi me kundërshtimet e Mediut mbi deklarimet e ekspertëve. Procesi gjyqësor ndodhet në fazën e përfundimit të paraqitjes së provave nga SPAK dhe pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...