18.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Foto ekskluziv nga fejesa e Princ Lekës me Blerta Celibashin

Vetëm një muaj më parë, më 12 tetor 2025, oborri mbretëror bëri të ditur zyrtarisht fejesën mes Princ Lekës dhe Blerta Celibashit. Ceremonia u zhvillua në Ksamil, në jug të Shqipërisë, më 11 tetor, në prani të familjarëve dhe miqve më të afërt të çiftit.

Ndërsa në atë kohë festa u mbajt private dhe me pak pamje publike, së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një videoklip i çiftit mbretëror, duke zbuluar më shumë detaje nga ceremonia luksoze dhe emocionet e momentit.

Fejesa e Princ Lekës me Blerta Celibashin erdhi pas divorcit të tij të bujshëm me aktoren Elia Zaharia. Vetë Lekë ka treguar se ndarja e tij nga Elia kaloi në disa faza: fillimisht ajo emocionale, më pas distancimi dhe më në fund divorci ligjor. Ai ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe, ata jetonin në të njëjtën shtëpi, por ishin të distancuar, ndërsa fotot familjare të publikuara shpesh ishin të falsifikuara për mediat.

“Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me faza të ndryshme – ajo emocionale, distancimi. Kam qëndruar vetëm me vajzën, por nuk kishim kontakt fizik. Herë pas here shfaqeshim për mediat, një kartolinë e bukur, por krejtësisht falso. Ka qenë faza ligjore,” tha Princ Leka, gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...