36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili nën hetim për tentativën e hakërimit të SPAK

Ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është vënë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me tentativën për të hakeruar sistemet e SPAK. Lajmi u konfirmua nga gazetarja Klodiana Lala, pasi Ismaili u paraqit për herë të dytë në ambientet e SPAK, paraditen e së martës.

Ismaili mbërriti i vetëm rreth orës 10:00 dhe qëndroi në prokurori për afërsisht 90 minuta, ndërsa në dalje refuzoi të komentonte para mediave.

Kjo është thirrja e dytë që ish-zyrtari i lartë i burgjeve merr nga SPAK, pas marrjes në pyetje më 2 tetor, gjithashtu në kuadër të hetimit për tentativën e ndërhyrjes në sistemet elektronike të institucionit.

SPAK ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrjeje të paligjshme

Sipas burimeve, më 12 mars 2025, SPAK ka marrë sinjalizime për një tentativë të paligjshme për të depërtuar në adresat e email-eve të prokurorëve të posaçëm. Ndërhyrja dyshohet se ka qenë e organizuar dhe e mirëstrukturuar, por ka dështuar falë protokolleve të sigurisë së sistemit.

SPAK njoftoi se sistemi i brendshëm informatik mbeti i pacënuar, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe përgjegjësinë penale të të gjithë personave të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...