30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Itali: Arrestohet 31-vjeçari shqiptar, kapet me 600 gramë kokainë dhe 100 gramë hashash

Një 31-vjeçar shqiptar u arrestua në Pont-Saint-Martin, Itali, nën dyshimin e trafikimit të lëndëve narkotike midis Busto Arsizio dhe Luginës së Aostës.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, aksioni u zhvillua nga Skuadra Fluturuese e Shtabit të Policisë së Aostës, në bashkëpunim me kolegët nga Varese dhe Busto Arsizio, dhe u koordinua nga Zyra e Prokurorit të Busto Arsizio.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, oficerët gjetën 600 gramë kokainë, 100 gramë hashash, një komplet për paketimin e dozave për shitje dhe rreth 5,000 euro në para të gatshme, të cilat dyshohet se vinin nga trafikimi i drogës.

31-vjeçari u dërgua në burgun e Brissogne, nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi, ndërsa kontrolle të tjera u kryen edhe në provincën e Vareses.

Policia vijon hetimet për të zbuluar rrjetin dhe për të identifikuar bashkëpunëtorët e mundshëm të këtij trafikanti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...