31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

Gjykata e Lartë ka rrëzuar përfundimisht ankimimin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me kontrollet e kryera në dhjetor 2024 në banesat dhe ambientet e bizneseve të tij nga SPAK.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga gjyqtarët Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj, të cilët lanë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 31 korrik 2025. Ky vendim vulos qëndrimin e mëparshëm të GJKKO, duke dhënë dritën jeshile për vijimin e hetimeve nga institucionet e drejtësisë.

Kontrollet e BKH-së në dhjetor të vitit të kaluar u kryen me urdhër të SPAK dhe vendim gjyqësor të GJKKO-së, si pjesë e hetimeve që Prokuroria e Posaçme po zhvillon ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Arbër Veliaj kundërshtoi ligjshmërinë e këtyre kontrolleve, por ankimi i tij u rrëzua fillimisht nga Apeli i Posaçëm më 31 korrik 2025.

Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, rrëzimi i ankimit bëhet i formës së prerë. Institucionet e drejtësisë mbeten të autorizuara të vijojnë hetimet në kuadër të çështjes, ndërsa pretendimet e Arbër Veliajt janë hedhur poshtë në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...