7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Detaje nga operacioni policor në Nikël, dyshohet lidhje me atentatin e Rinasit – Policia shpall në kërkim 48-vjeçarin Ylli Zalla

Policia e Tiranës ka zbuluar detaje të reja nga operacioni i koduar “Tracking”, i zhvilluar në Nikël, ku në një banesë në pronësi të Ylli Zallës u gjet një arsenal i madh armësh dhe lëndësh plasëse. Zbulimi vjen në kuadër të hetimeve për atentatin e 12 nëntorit, pranë rrethrrotullimit të aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos agjenti i AMP-së, Muçi Shalja.

Gjatë kontrolleve në banesën e Zallës, efektivët e Krimeve të Rënda dhe Komisariatit të Krujës sekuestruan sasi të konsiderueshme armatimi dhe municioni, përfshirë:

• 3 kallëpë tritol
• 12 granata dore sulmuese
• Lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina artizanale)
• 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë
• 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh
• 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm
• 2.25 kg kanabis

Pas zbulimit të arsenalit, policia shpalli në kërkim 48-vjeçarin Ylli Zalla, ndërsa po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Hetimet janë intensifikuar për të zbuluar nëse armët e gjetura kanë lidhje të drejtpërdrejtë me atentatin mafioz në Rinas.

Burime policore bëjnë me dije se kontrolli në Nikël është pjesë e operacionit të gjerë të ndërmarrë prej ditësh në zonën e Fushë-Krujës, ku dyshohet se veprojnë grupe kriminale përgjegjëse për ngjarjen e 12 nëntorit.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa operacioni “Tracking” vijon në terren.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...