31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Tiranë – Arrestohen dy kushërinj të dyshuar për shpërndarje kokaine, sekuestrohen mbi 2.2 kg lëndë narkotike

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy kushërinj, të dyshuar për transportimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet. Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Hallka e parë”, u arrestuan Armand Nela, 34 vjeç, dhe Saimir Nela, 31 vjeç, ndërsa u sekuestruan 2 kilogramë e 235 gramë kokainë.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve operative të marra nga Komisariati Nr. 4, sipas të cilave dy të rinjtë po lëviznin me automjet me qëllim transportimin e kokaine për shitje. Pasi policia identifikoi mjetin dhe e ndoqi deri në zonën e njohur si “Treshi”, automjeti u ndalua dhe iu nënshtrua kontrollit.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan:
• 2 pako me 2 kg e 235 g kokainë
• një pistoletë të dyshuar lodër

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Hetimet e para tregojnë se kushërinjtë dyshohet të jenë furnizues të një rrjeti shpërndarësish në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”, ku lënda ndahej në doza për t’u shitur tek përdoruesit.

Policia vijon hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe të burimit të furnizimit të sasisë së sekuestruar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...