35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit, falën Namazin e Bajramit në sheshin “Skëndërbej”

Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kremtojnë sot festen e Kurban Bajramit.

Qe herët ne mëngjes, mijëra besimtare ndryshe nga një vit më parë që për shkak të pandemisë faljen e namazit të Kurban Bajramit e kanë bërë në xhami nën masat kufizuese, këtë të martë ato kane falur namazin në sheshin Skëndërbej.

Gjate faljes se Kurban Bajramit, klerikët myslimane bene apel për me shume paqe, dashuri mes njerëzve dhe ndihme ndaj personave ne nevoje.

Nën drejtimin e kreut të KMSH, Bujar Spahiut, besimtarët myslimanë janë lutur për më shumë shëndet, mirësi e mirëqenie. Kurban Bajrami njihet ndryshe si “Festa e Flijimit” dhe është një nga dy festat islame më të rëndësishme të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, pas Fitër Bajramit. Pas lutjeve në Shqipëri në ditët e Kurban Bajramit, besimtarët vishen me rrobat më të mira dhe vizitojnë njëri-tjetrin duke uruar për mbarësi e lumturi.

Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu në fjalën e tij ka theksuar dhe ka kërkuar më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

“Jemi një botë e globalizuar dhe kërkon sa më shumë për të përballuar sfidat.  Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjerrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin kurban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë”, ka thënë Spahiu.

Ndërkohë e njëjta atmosferë festive ka shoqëruar faljen e Kurban Bajramit në çdo xhami të vendit.

Festa e Bajramit kulmon me kurbanin. Sipas riteve çdo familje myslimane bën kurban një kafshe si shenje treguese e dashurisë për zotin

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...