28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

BSH: Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë shtëpi dhe as makinë

Një pjesë e konsiderueshme e individëve shqiptarë deklarojnë se nuk kanë mundësi që të blejnë apo të ndërtojnë një shtëpi, që është në kontrast me lulëzimin që po përjeton tregu i pasurive të paluajtshme së fundmi.

Banka e Shqipërisë në indeksin që ajo harton për treguesin e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, një prej pyetjeve e ka të lidhur me blerjen e shtëpive.

Të anketuarve, në bazë tremujore, u bëhet pyetja: “A keni në plan të blini ose të ndërtoni një shtëpi gjatë 12 muajve të ardhshëm (për të jetuar vetë ju, një anëtar i familjes, si shtëpi pushimi, për ta dhënë me qira etj.”? dhe mundësitë e zgjedhjes janë : Po, me siguri; E mundshme; Ka shumë mundësi që jo; Jo; Nuk e di.

Balanca e përgjigjeve është për këtë pyetje është -88, për tremujorin e parë 2021, afër nivelit maksimal negativ (prej -100), që tregon një pamundësi të lartë për blerjen e një shtëpie. Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë treguesi i balancës merr vlera midis -100 dhe +100. Një tregues mbi 0 tregon për një numër më të madh të përgjigjeve pozitive sesa negative, në një tremujor të caktuar. Nga të 15 pyetjet që bën Banka e Shqipërisë për të matur besimin e konsumatorëve, (ku përfshihet vlerësimi i situatës financiare, papunësisë, pritshmërisë për blerjet e mëdha, prirjet e kursimit, papunësisë etj) kjo është përgjigja që ka balancën më të lartë negative.

Pamundësia për të blerë një shtëpi ishte më e larta në pjesën e parë të vitit të kaluar, sidomos në tremujorin e dytë, kur balanca arriti në gati 90%, për shkak të pasigurisë së krijuar nga pandemia dhe rritjes së papunësisë. Megjithatë, në realitet, tregu i pasurive të paluajtshme në atë periudhë ishte në lulëzim. Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se ndonëse në periudhë pandemie, rënie ekonomike dhe konsumi të tkurrur, sektori i pasurive të paluajtshme në vend është i vetmi që nuk e ndjeu aspak krizën. Për 9-mujorin 2020, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 76 miliardë lekë (rreth 612 milionë euro), duke shënuar sërish rekord për periudhën në fjalë, që nga viti 2009.

Përgjigja e dytë me balancën më të lartë negative është ajo për blerjen e një makine. Konsumatorëve iu bëhet pyetja:

“Sa mundësi ka të blini një makinë gjatë 12 muajve të ardhshëm?” Alternativat e përgjigjeve janë: Shumë e mundshme; E mundshme; E pamundur; Krejtësisht e pamundur; Nuk e di.

Balanca e përgjigjeve në tremujorin e parë 2021 ishte -61.2. ashtu si në rastin e shtëpive, pamundësia më e lartë ishte në periudhën e pandemisë, në tremujorin e parë dhe të dytë 2020.

Sipas Eurostat, Shqipëria është një nga shtetet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë, së bashku me Maqedoninë./Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...