27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Sulo Halili u vra dhe u dogj brenda makinës, babai rrëfen: “Kishte një martesë problematike…”

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, me origjinë nga Beçishti i Tepelenës, mbetet ende një mister. I riu u qëllua me armë zjarri dhe më pas trupi i tij iu vendos flaka brenda një automjeti, i cili u gjet i shkrumbuar në Greqi.

Hetimet po fokusohen te lidhja jashtëmartesore që Sulo kishte krijuar me një vajzë përmes rrjeteve sociale. Tezja e viktimës deklaroi se i vetmi person me të cilin 27-vjeçari kishte konflikte ishte një shtetas grek, ish-i dashuri i vajzës në fjalë.

Mënyra e vrasjes tregon se krimi ishte planifikuar me kujdes: makina përdorur ishte e vjedhur dhe me targa të rreme, identike me një automjet tjetër. Para zhdukjes, Sulo kishte thënë të afërmve se do të shkonte në Vilia të Atikës për një punë, pas takimit me një mik në Tebë.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, babai i tij rrëfeu detaje tronditëse nga ngjarja:
“Më njoftoi nusja e djalit për ngjarjen. Ditën që u zhduk, djali shkoi të merrte patentën. Ishte me një shok të tij, më pas u ndanë. Kur shoku e telefonoi më vonë, telefoni i djalit dilte i fikur. Im bir nuk kishte konflikte me askënd. Askush nuk e ka kërcënuar, të paktën unë nuk kam dijeni. Ai ishte shumë i qetë, kishte gati 6-7 vite që jetonte në Greqi. I martuar kishte 4 vite. Martesa ishte pak problematike, por nuk di më shumë se cili ishte shkaku. Kanë 2 fëmijë të mitur. Trupi i djalit tim u identifikua vetëm falë ADN-së,” tha babai i tij.

Ngjarja tronditëse ka lënë të gjithë familjarët dhe komunitetin në gjendje shoku, ndërsa hetimet në Greqi vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...