25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Rama kundër PD-së në Kuvend: “Më mirë kurrizin tuaj sesa fytyrat” – deputetët i kthejnë shpinën foltores

Seanca plenare në Kuvend është tensionuar që në hapje të saj, teksa deputetët e Partisë Demokratike zgjodhën një formë të re proteste ndaj kryeministrit Edi Rama. Në momentin kur kreu i qeverisë mori fjalën për të prezantuar projektbuxhetin, demokratët u ngritën dhe i kthyen kurrizin foltores, duke refuzuar ta dëgjojnë.

Reagimi i Ramës ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Ai e quajti veprimin e opozitës një “lehtësim”, duke nënvizuar se preferonte “kurrizin e tyre sesa fytyrat”.
“Edhe të ankohen për ligjin, edhe të më ktheni kurrizin, nuk shkon. Por faleminderit, më lehtësoni fjalimin,” tha ai në nisje të prezantimit të buxhetit.

Kryeministri nuk nguroi të rikthehej edhe te protesta e opozitës e zhvilluar dy netë më parë para Kryeministrisë, ku kërkohej dorëheqja e tij dhe e zv.kryeministres Belinda Balluku. Me një gjuhë të ashpër dhe të pazakontë për foltoren e Kuvendit, Rama deklaroi se demokratët kishin mbetur “kashtë e koqe”, duke i akuzuar se përpiqen të bëjnë “prokurorin në rrugë”, ndërkohë që drejtësia po funksionon e pavarur.

Replikat e kryeministrit shkaktuan pakënaqësi të dukshme në radhët e opozitës, e cila vazhdoi protestën simbolike duke mos marrë pjesë në debat. Për disa minuta, salla e parlamentit u nda mes tensionit, fishkëllimave dhe komentimeve të ndërprera nga deputetët e PD-së.

Diskutimet për projektbuxhetin pritet të shoqërohen edhe në vijim me përplasje të forta, ndërsa opozita ka paralajmëruar veprime të tjera kundër qeverisë në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...