27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Bardhi: “Rama po përgatit grusht shteti, po mbron Ballukun në shkelje të Kushtetutës

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me qëndrimin për më shumë se 7 orë të Belinda Ballukut në kryeministri, pasi u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. Sipas Bardhit, zv.kryeministrja, e cila menjëherë pas vendimit të gjykatës u drejtua në zyrën e Edi Ramës, po mbahet në detyrë në kundërshtim me ligjin.

Bardhi akuzon kryeministrin se po përgatit “grusht shteti”, duke shkelmuar Kushtetutën dhe ligjet me mos-shkarkimin e Ballukut. Ai shton se, edhe pse zv.kryeministrja nuk është pezulluar nga mandati i deputetes, fundin e saj politik e sheh të afërt, ashtu si edhe atë të Ramës.

Në reagimin e tij, Bardhi shkruan

“Edi Rama është duke përgatitur grusht shteti. Për pushtetin e tij, ka kohë që ka shkallmuar çdo rregull dhe standard të funksionimit demokratik të shtetit, duke nisur nga themeli kushtetues i Republikës se qeverisja bazohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Teoria se Gjykata dhe SPAK po përcaktojnë qeverisjen, bëhet ekzaktësisht nga ata që nuk janë shqetësuar asnjë ditë për faktin që qeverisjen e përcakton krimi i organizuar. Kushtetuta dhe ligji që i njeh këtë autoritet Gjykatës dhe SPAK janë gabim, ndërsa sistemi i Edi Ramës që qeverisjen e dikton krimi i organizuar dhe korrupsioni, është i drejtë.”

Ai thekson se Balluku nuk është pezulluar nga funksioni si deputete, sepse ligji e ndalon një masë të tillë, por është pezulluar nga ushtrimi i funksioneve ekzekutive.

“Pezullimi për të ushtruar funksionet publike në pushtetin ekzekutiv është arsyeja për të cilën ekziston kjo masë ndaluese në ligj, në kushtet kur vendimmarrja për shkarkim i është besuar një njeriu të papërgjegjshëm, siç është Edi Rama, apo një bashkëfajtori në korrupsion me të pandehurin, siç është po Edi Rama.”

Në fund, Bardhi deklaron se as Balluku dhe as Rama nuk mund të shpëtojnë nga “fundi i afërt politik”, të cilin ai e lidh me “sistemin korruptiv të qeverisjes” që, sipas tij, ata kanë ndërtuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...