27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Debate të forta në Kryeministri: Rama dhe Balluku pas pezullimit nga GJKKO

Kryeministri Edi Rama ka braktisur zyrën e tij në Kryeministri për t’iu bashkuar darkës me komisioneren e zgjerimit të BE-së, Marta Kos, ndërsa pak minuta më vonë nga godina e qeverisë është larguar edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. Burime për BW bëjnë të ditur se Balluku nuk është larguar me automjetin e saj, por me një makinë tjetër.

Zv.kryeministrja është parë të hyjë në ambientet e Kryeministrisë rreth orës 12:25, duke qëndruar aty deri në mbrëmje, për rreth tetë orë. Sipas burimeve, takimi mes kryeministrit dhe Ballukut është shoqëruar me debate të ashpra dhe tone të larta. Vendimi i GJKKO-së, i cili e pezullon Ballukun nga detyra, e bën të pamundur ushtrimin e funksioneve të saj ekzekutive. Mësohet se gjatë takimit, Rama i ka kërkuar dorëheqjen.

Ndërkohë, SPAK njoftoi zyrtarisht se ka ngritur një akuzë të re ndaj Belinda Ballukut, kësaj radhe për tenderin e Unazës së Madhe të Tiranës, loti 4. Ashtu si në rastin e tunelit të Llogarasë, Balluku dyshohet për favorizim të operatorëve pjesëmarrës në tender. Hetimet e reja kanë shtuar më tej presionin mbi zv.kryeministren e pezulluar, që vijon të mbetet në qendër të zhvillimeve politike të ditës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...