28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Berisha reagon pas pezullimit të Ballukut: “Lubia iku siç ishte, Rama nuk shpëton”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e përshkruan pezullimin si “një kronikë të paralajmëruar” dhe kritikon ashpër kryeministrin Edi Rama. Ai shprehet se lajmin për pezullimin e Ballukut e kishte marrë më parë nga burime të besueshme dhe se deklarata e Ramës për Ballukun, duke i thënë “duaje fatin tënd”, e kishte bindur se qeveria donte të largohej sa më shpejt nga Balluku.

Berisha thekson se Rama zgjodhi formën më poshtëruese për të “larë hesapet” me bashkëpunëtoren e tij të afërt, duke e trajtuar si një magaziniere të Këshillit të Ministrave, në vend se t’i kërkonte dorëheqjen siç i takonte. Ai argumenton se përgjegjësia për dy projektet më të mëdha, tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës, i takon Ramës dhe jo Ballukut, duke theksuar se ky akt nuk e shpëton kryeministrin nga përgjegjësia politike dhe morale.

Berisha përfundon postimin duke nënvizuar: “A shpëtoi Rama me këtë akt makbethian ndaj bashkëpunëtores së tij më të afërt? Jo dhe jo!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...