35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Trafiku i 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi/ Gjykata Greke dënon me burgim të përjetshëm shqiptarin

Një gjykatë në Greqi ka dënuar me burgim të përjetshëm shqiptarin Aleksandër Pema, për trafikun e 1.2 ton kokainë nga ishulli St. Vincent në Karaibe drejt Greqisë.

Lënda narkotike ishte ngarkuar në një varkë me vela me emrin “Barracuda Seven” në shtetin ekzotik të ishujve Karaibe të Shën Vincentit dhe u gjet në një shtëpi në Astakos ku kishin shkuar për t’i marrë me trurin e organizatës kriminale, shqiptarin Aleksandër Pemaj.

Në operacion morën pjesë dhe dy policë të infiltruar që dëshmua dhe në gjyq ndaj të akuzuarve teksa në transportin e drogës ishin përfshirë disa shqiptarë.

Dy efektivët e fshehtë të koduar “Triantis” dhe “Stratias” ishin infiltruar dhe kishin marrë pjesë në operacionin e transportit.

Sasia e kokainës që kapte vlerën e 50 milion eurove ishte gati për tu hedhur në tregun e paligjshëm të Europës dhe Afrikën Perëndimore, por u kap në një banesë në Greqi pasi kishte ardhur me një varkë me vela nga Karaibet. ‘Truri’ i organizatës që bëri transportin thirrej ‘Doktori’ dhe ishet shqiptar.

Në operacion morën pjesë dhe dy policë të infiltruar që dëshmua dhe në gjyq ndaj të akuzuarve teksa në transportin e drogës ishin përfshirë disa shqiptarë.

42-vjeçari që njihet ndryshe si “Sandër Pemaj” në vitin 2010 ishte përfshirë gjithashtu edhe në një përplasje me armë me policinë greke në Virona, bashkë me shtetasin Marian Kola, i arratisur nga burgu i Trikallas dhe më pas i vrarë në kufirin greko-shqiptar. Gjatë përplasjes me armë në Virona mbeti asokohe i vrarë shqiptari Nikolla Todi.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...