30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre persona për përdorim dokumentesh të falsifikuara si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona të përfshirë në përdorimin e dokumenteve të falsifikuara si vëzhgues gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Të akuzuarit dhe veprat penale:
• Arlind Papa akuzohet për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore”.
• Gëzim Demiraj dhe Migena Xibinaku akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve”.

Hetimet zbuluan se Arlind Papa kishte marrë pjesë si vëzhgues në qendrën e votimit në shkollën “9-Vjeçare Vorë” me një badge të falsifikuar të KQZ-së. Ai është sekretar organizativ i Partisë Socialiste dhe kishte detyrë të vëzhgonte edhe 43 qendra të tjera votimi në Bashkinë Vorë. Dokumentin e falsifikuar, sipas hetimeve, ia dha Gëzim Demiraj, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Tiranë, një ditë para zgjedhjeve.

Hetimet konfirmuan se as Papa, as Demiraj dhe as Xibinaku nuk kishin dokumente zyrtare të lëshuara nga KQZ, ndërsa përdorimi i dokumentit fals u krye me vetëdije dhe në bashkëpunim. Migena Xibinaku, sekretare në zyrën e protokollit të KQZ-së, ndihmoi në sigurimin e dokumentit të falsifikuar.

Prokuroria ka arritur në përfundimin se të tre shtetasit kanë konsumuar veprat penale për të cilat akuzohen, dhe materialet janë dërguar për gjykim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...