30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

FSHZH transformohet në oligarki luksi: Projekti i “Fermës së Mollëve” në Korçë ngre pyetje mbi përfituesit

Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), po shihet si një figurë gjithnjë e më e fuqishme, ndërsa projektet e tij, financuar nga fonde shtetërore dhe kredi të huaja, po marrin dimension luksi dhe përfitime për familjen dhe bashkëpunëtorët e tij. Një pjesë e madhe e objekteve të ndërtuara nga FSHZH përmbajnë bare, restorante dhe hotele, duke u dukur më shumë si resorte sesa si ambiente shërbimi për komunitetin.

Kur FSHZH u krijua gjatë qeverisë “Berisha” dhe u pasua nga “Rama 1”, misioni ishte zhvillimi i rajoneve të vogla dhe qytezave, duke ndërtuar rrugë rurale, shkolla, kopshte, sheshe dhe fasada komunale. Por gjatë qeverive të mëvonshme, nën drejtimin e Dritan Agollit – ish-CEO në një kompani private ndërtimi – fokus i Fondit janë projektet luksoze, kryesisht në zonat turistike dhe atraksionet e vizituesve.

Projekti më i fundit është “Ferma e Mollëve” në zonat përreth Korçës, afër fshatit Qatrom, vetëm 5.4 km larg qytetit. Dokumentet e FSHZH tregojnë se ferma do të jetë një kompleks modern bujqësor, me bare, restorante dhe ambiente rekreative. Sipas dokumenteve, zona ka tokë pjellore dhe akses ndaj ujit, por kërkon infrastrukturë rrugore për t’u lidhur me rrugën interurbane.

FSHZH pretendon se projekti do të sjellë përfitime për fermerët, konsumatorët dhe turistët – duke ofruar edukim, produkte të freskëta dhe atraksione rekreative. Por një pyetje mbetet: Kush do të përfitojë realisht nga këto projekte luksi, dhe sa i shërben kjo komunitetit?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...