28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Situata pas përmbytjeve, në disa qarqe vijojnë ndërhyrjet e emergjencës

Gjatë 24 orëve të fundit, situata në vend pas përmbytjeve ka treguar një stabilizim të përgjithshëm, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e krijuara nga prurjet e larta të lumenjve, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet në infrastrukturë. Nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie, ndërsa hidrovorët dhe forcat e emergjencës civile po punojnë me kapacitet të plotë.

Forcat e Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbeten në terren për normalizimin e situatës dhe monitorimin e zonave me rrezik.

Situata në qarqe kryesore:
• Vlorë & Sarandë: Lumi Vjosë dhe Bistricë po shënojnë rënie. Forcat e FA dhe ekipet lokale punojnë për normalizimin e rrugëve dhe për ndihmën e banorëve të zonave me rrëshqitje dherash.
• Fier: Në fshatrat Çerven dhe Ferras, 25 banesa kanë pasur prezencë uji, ndërsa lumi Seman ka rënë me 70 cm.
• Korçë: Situata qetësohet në njësitë Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj. Po punohet për riparimin e argjinaturave të lumenjve Devoll dhe Dunavec. Rreth 50 raste dëmesh janë evidentuar në banesa dhe ura.
• Lezhë & Kurbin: Rreth 220 ha tokë nën ujë, ndërsa punimet për riparimin e digës së Lagunës Vain dhe shtratit të lumit Drojë vazhdojnë.
• Gjirokastër & Libohovë: Po punohet për stabilizimin e rrugëve të dëmtuara dhe urave, si dhe për largimin e ujit nga zonat e prekura.
• Tiranë & Kukës: Punime për largimin e ujit dhe riparimin e rrëshqitjeve të tokës në disa fshatra.
• Durrës, Shkodër & Elbasan: Nuk raportohen problematika të reja për shkak të motit të qëndrueshëm.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat vendore dhe ekipet e emergjencës për të ardhur në ndihmë komuniteteve në zonat e prekura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...