22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Rubio: Takimet në Gjenevë sjellin përparim në planin e paqes për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se takimet e sotme në Gjenevë kanë qenë “më produktivet dhe më domethënëset” e deritanishme në procesin e paqes për Ukrainën.

Ai njoftoi se ekipi amerikan po bën disa ndryshime në planin e paqes, duke u bazuar në sugjerimet e delegacionit ukrainas, dhe shtoi se puna ende nuk ka përfunduar, por ka pasur përparim të dukshëm.

“Kemi një dokument shumë të mirë pune, i ndërtuar mbi kontributet e të gjitha palëve të përfshira. Sot i kaluam pikë për pikë disa prej çështjeve dhe mendoj se kemi bërë përparim të mirë,” tha Rubio.

Ai shtoi se ekipet amerikane janë kthyer për të punuar mbi sugjerimet e paraqitura, me shpresën për të ngushtuar diferencat dhe për t’u afruar drejt një marrëveshjeje me të cilën Ukraina dhe SHBA-të do të jenë të kënaqura.

Rubio theksoi gjithashtu se çdo plan paqeje kërkon miratimin e presidentit Donald Trump, por u shpreh i qetë për zhvillimet e procesit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...