19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Plagosi me thikë fqinjin e tij, arrestohet 31 vjeçari në Cërrik

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Cërrik. Policia ka arritur brenda pak minutash të arrestojë autorin, fqinj me të plagosurin.

Në fshatin Shalës, B. Sh., 31 vjeç ka plagosur me thikë fqinjin e tij B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Plagosi me mjet prerës fqinjin e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 21.07.2021, rreth orës 03:05, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT