11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ngjarje e rëndë në Durrës:Sherr me thika mes gjimnazistëve, plagoset me thikë I mituri

Një i mitur është plagosur rëndë në Durrës pas një përleshjeje mes bashkëmoshatarësh, që ka shpërthyer jashtë ambientit shkollor. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nxënësi i gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri” është goditur disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak të humbjes së gjakut.

Paraprakisht, konflikti ka nisur nga një debat në rrjetet sociale dhe më pas ka vijuar me një përballje brenda shkollës. Pas përfundimit të orarit mësimor, të dy nxënësit janë takuar jashtë shkollës për të “sqaruar” situatën, por takimi degjeneroi në dhunë fizike.

Sipas burimeve, të dy palët kanë shkuar në vendin e takimit të shoqëruar nga disa shokë, dhe fillimisht ka pasur fyerje të ndërsjellta. Situata përshkallëzohet shpejt, duke përfshirë rreth tetë gjimnazistë në dy grupe, ku përdoren mjete të forta, shkopa bejsbolli dhe armë të ftohta.

Drejtoresha e shkollës ka bërë me dije se nuk mund të japë detaje, pasi çështja është nën hetim, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...