30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Juventusi “i bllokuar” në Norvegji: dëbora paralizon fluturimet, klubi shpërblen 400 tifozët e mbetur në aeroport

Udhëtimi i Juventusit drejt Norvegjisë rezultoi larg normales, si për ekipin, ashtu edhe për rreth 400 tifozët bardhezi që i shoqëruan në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Pas mbërritjes në Bodø, ata u përballën me një situatë kaotike në aeroportin e vogël të qytetit, i cili u paralizua pas reshjeve të dendura të dëborës.

Fluturimi çarter i rezervuar nga klubi për rikthimin në Caselle pati të njëjtin fat si dhjetëra fluturime të tjera: vonesa të gjata, shtyrje dhe anulime masive. Dëbora e dendur e orëve të para të mëngjesit bëri të pamundur ngritjen dhe uljen e avionëve, duke mbajtur tifozët “të bllokuar” për orë të tëra në terminal.

Megjithatë, atmosfera nuk u zbeh. Tifozët vazhduan të festojnë fitoren e ekipit të tyre, pavarësisht kushteve të vështira.

Në shenjë vlerësimi, Juventusi njoftoi se ka nderuar të gjithë tifozët e pranishëm në stadiumin Aspmyra duke u dërguar një kupon prej 30 eurosh, të vlefshëm në dyqanin dixhital të klubit — një gjest simbolik për të kompensuar pritjen e gjatë dhe kushtet e vështira.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...