20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Zbardhet pas 19 vitesh vrasja makabre e profesorit turk – Nxënësja e tij pranon krimin pak muaj para parashkrimit

Pas gati dy dekadash heshtjeje, misteri i zhdukjes dhe vrasjes brutale të Hikmet Akçay, mësuesit 51-vjeçar të Matematikës, është zbardhur falë teknologjisë moderne. Ngjarja, që rrezikonte të mbyllej përgjithmonë pa autorë, u rikthye në vëmendje vetëm pak muaj para se të parashkruhej, ndërsa autoritetet turke arrestuan katër persona, mes tyre edhe autores e krimit – ish-nxënësja e tij, Esin B.

Sipas “CNNturk”, të arrestuarit e pranuan fajësinë pas verifikimit të bisedave telefonike të rikuperuara nga hetimet e reja, të cilat zbuluan se Esin B. dhe bashkëpunëtorët e saj kishin vepruar të sinkronizuar ditën kur profesori u zhduk në prill të vitit 2006.

Krimi i tmerrshëm i vitit 2006

Hikmet Akçay ishte raportuar i zhdukur nga vëllai i tij në maj 2006, ndërsa trupi i tij – i therur, futur në valixhe dhe i djegur – u gjet, por nuk u identifikua për vite me radhë. Vetëm tani është provuar se viktima u transportua nga Kocaeli në Silivri dhe u dogj për të zhdukur çdo gjurmë.

Që në fillim dyshimet binin mbi Esin B., atëherë një vajzë 23-vjeçare dhe ish-nxënëse e viktimës në shkollën e mesme. Ajo dhe familja e saj kishin pasur kontakt të vazhdueshëm me profesorin, i cili herë pas here i kishte ndihmuar financiarisht.

Teknologjia që zgjidhi një vrasje të harruar

Hetuesit turq analizuan biseda të vjetra telefonike, duke rindërtuar lëvizjet e katër personave të përfshirë në ditën kritike – Esin B., mësuesin e kimisë Erdogan Y., shoqen e saj Zemçi S., dhe të afërmin Hakan D. Informacionet çuan në arrestimin e tyre më 24 nëntor, në Stamboll dhe Gaziantep.

Rrëfimi tronditës i autores

Fillimisht të gjithë mohuan krimin, por Esin B. u thye gjatë marrjes në pyetje dhe rrëfeu gjithçka. Ajo tregoi se marrëdhënia mes saj dhe profesorit ishte tensionuar pas lidhjes së saj me një tjetër mësues.

Sipas dëshmisë së saj, vrasja ndodhi në shtëpinë e saj në Kocaeli, pas një sherri të ashpër.

“Ai u përpoq të më mbyste… e shtyva dhe ra. Nuk e di çfarë ndodhi më pas. Po çmendesha. Papritmas kishte gjak kudo,” – tregoi ajo para policisë.

Panikur, ajo telefonoi tre bashkëpunëtorët e saj, të cilët e ndihmuan të zhdukë trupin dhe gjurmët.

Një krim që mund të kishte mbetur pa autor

Vrasja e Hikmet Akçay rrezikonte të mbyllej si një çështje pa zgjidhje, por zhvillimet e fundit zbuluan të vërtetën e errët të një historie që kishte mbetur e varrosur për 19 vjet.

Të katër të dyshuarit ndodhen në burg dhe përballen me dënime të rënda, ndërsa familja e profesorit më në fund mund të marrë drejtësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...