24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Reshje dëbore në Kukës – Valbona zbardhet me 10 cm borë, rrugët qëndrojnë të hapura

Qarku i Kukësit është zgjuar nën ndikimin e reshjeve të borës dhe shiut gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, kryesisht në zonat mbi 500 metra lartësi. Sipas raportimit zyrtar të orës 08:00 të datës 28 nëntor 2025, Valbona është zbardhur me një shtresë dëbore që arrin deri në 10 centimetra.

Autoritetet bëjnë të ditur se subjektet kontraktore kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin dhe kriposjen e akseve, duke siguruar që të gjitha rrugët nacionale të jenë të qarkullueshme. Deri më tani, bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportojnë asnjë situatë emergjente të shkaktuar nga moti.

I gjithë qarku furnizohet normalisht me energji elektrike, përjashtuar 39 abonentë në fshatin Llugaj, Njësia Administrative Llugaj në Tropojë, ku po punohet për rikthimin e energjisë. Furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

Kukësi hyn kështu në ditët e festave nën petkun e parë të bardhë të dimrit, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...