Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon për të tretën herë radhazi kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila kërkoi lirimin nga qelia për t’u kujdesur pë djalin e sëmurë.
Avokati i saj ka dorëzuar pranë gjykatës raportet e gjendjes shëndetësore të djalit dhe babait të ish-gjyqtares.
Djali i ish-gjyqtares së akuzuar për korrupsion dhe lirimin e personave me dënime të rënda vuan nga një sindromë e rëndë, por sërish Gjykata e Posaçme nuk e ka marrë parasysh këtë situatë.
Po kështu edhe vajza e saj me të atin që kujdeset për fëmijët kanë probleme të theksuara shëndetësore. Janë 7 kërkesa të refuzuara nga Gjykatat për liri të bëra nga ish-gjyqtarja Hoxha. Kjo është hera e tretë në Apel, teksa më herët ka pasur dhe 4 kërkesa në Shkallën e Parë.