20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tragjedi në futbollin shqiptar: Ndahet nga jeta talenti i akademisë së Elbasanit, Silvio Dumani

Futbolli shqiptar është tronditur nga një lajm i rëndë. Silvio Dumani, lojtar i rinj i akademisë së AF Elbasani, ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje të thellë te familja, miqtë dhe komuniteti sportiv.

Lajmin e trishtë e ka bërë publik vetë klubi elbasanas, i cili me një njoftim të shkurtër por tejet prekës nderoi kujtimin e të riut:

“Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të lojtarit tonë të akademisë, Silvio Dumani.
AF Elbasani shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Dumani.
Pusho në paqe, kampion!”

Nuk janë bërë ende të ditura rrethanat e vdekjes së lojtarit të ri, por lajmi ka tronditur komunitetin sportiv, pasi Dumani konsiderohej një nga talentet premtuese të akademisë.

Mesazhet e ngushëllimit dhe dhimbjes kanë nisur të vërshojnë nga trajnerë, futbollistë dhe tifozë të klubit, të cilët e përshkruajnë Silvion si një djalë shembullor, të përkushtuar dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen.

Familja Dumani dhe AF Elbasani pritet të japin detaje të mëtejshme në orët në vijim.

Pusho në paqe, Silvio. Futbolli elbasanas humbi një talent, por kujtimi yt do të mbetet i paharruar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...