27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Trafikuan heroinë nga Greqia drejt Shqipërisë/ Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme arrestohen dy shtetas nga SPAK dhe Policia e Shtetit

Dy persona të akuzuar për trafik heroine janë arrestuar nga SPAK dhe Policia e Shtetit pas vendimit të Gjykatës së Posaçme.

Të arrestuar janë Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela,  të dy nga Fieri dhe u vunë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Të dy këta shtetas trafikuan heroinë nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më 2019 SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza: “trafikim i narkotikëve, kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”.

Urdhrat e arrestit në burg janë ekzekutuar dy ditë më parë nga Policia e Shtetit për Çelajn dhe Sulaj. Ndërkohë për të njëjtat vepra penale jen akuzuar dhe shtetasit me iniciale F.XH. e R.SH.

“Hetimet në lidhje me këtë procedim penal janë kryer në kuadër te operacionit ‘Kujtesa’, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve të vazhdueshme me autoritetet e Drejtësisë së Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nga hetimet e kryera është bërë e mundur mbledhja e provave, mbi bazën e të cilave janë ngritur dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela gjatë vitit 2016 në bashkëpunim me lidhjet e tyre kanë drejtuar trafikimin nëpërmjet koordinimit të transportit dhe trafikimit të lëndëve narkotike kryesisht të llojit heroinë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe më pas në vendet e tjera të BE-së,” thuhet në njoftimin e SPAK.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...