27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, i drejtohet Apelit për të kërkuar lirinë

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, i cili është arrestuar për abuzim me tenderat i është drejtuar Apelit, për të kërkuar lirinë.

Nëpërmjet avokatit të tij, gjykatës i është dërguar një shkresë ku pretendohet se Tushe e ka të pamundur të qëndrojë në qeli për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku Tushe vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akte, alergji ndaj disa ushqimeve si dhe problemet me mushkërinë.

“Z. Tushe vuan prej vitesh  nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute,  nga mushkëria si dhe është  alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij provohen nga  të dhënat e pasqyruara në dokumentet e poshtëshënuara”, thuhet në shkresë.

Po ashtu ai ka deklaruar nuk është i rrezikshëm, dhe se është i gatshëm që të ofroj garanci pasurore që të lirohet.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe sëbashku me 8 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe 2 biznesmenë u arrestuan me urdhër të SPAK më 6 korrik nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në një tender abuziv.

Bëhet fjalë për një tender prej 24 milionë lekësh të rinj për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj të Njësisë Administrative Kolonjë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...