38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Elbasan, zbardhet vrasja e biznesmenit 43-vjeçar Mondi Mëllaha: Mosmarrëveshje për fitimin e biznesit dyshohet shkaku

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëllaha, 43 vjeç, mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor) në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit, dyshohet të ketë lidhje me mosmarrëveshje për ndarjen e normës së fitimit mes tij dhe ortakut të tij, Xhino Ago, 32 vjeç.

Policia e Elbasanit bën me dije se Xhino Ago është arrestuar dhe akuzohet për “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve”.

Ndërkohë, si autorë të dyshuar të vrasjes janë shpallur në kërkim Marselo Arani, 32 vjeç, dhe Armando Kola, 35 vjeç, të cilët dyshohet të kenë marrë pjesë në krim.

Gjithashtu, për “Moskallëzim krimi” është arrestuar edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, roja i karburantit në pronësi të viktimës, i cili nuk ka dhënë informacion për ngjarjen.

Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan:
• Automjeti i djegur që u përdor nga autorët, në pronësi të Xhino Agos, i cili ia kishte dhënë me hua Marselo Aranit;
• Arma e zjarrit me të cilën u vra Mëllaha;
• Dokumenta shitblerjeje të automjetit, 3 celularë dhe 2 DVR.

Operacioni policor u kodua “Strike”, ndërsa brenda 24 orëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim dy autorët e dyshuar. Hetimet vijojnë për kapjen e të gjithë personave të përfshirë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...