35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Deklarata e Prokurorisë: “Arrest shtëpie” për Elisabeta Dosti, akuzuar për përfitimin e mbi 1 mln euro pasuri të shoqërisë

Prokuroria e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Elisabeta Dosti, e dyshuar për transferimin në mënyrë të paligjshme të pasurive të një shoqërie tregtare dhe përfitimin e mbi 1 milion euro në dëm të aksionarëve të tjerë.

Dosti akuzohet për veprat penale:
• “Falsifikimi i dokumenteve”
• “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”

Si u realizua skema?
Sipas hetimeve të Prokurorisë, në vitin 2013, Elisabeta Dosti, në cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, ka kryer transferimin e pasurive të paluajtshme – tokë dhe ndërtesa – drejt shoqërisë “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, një kompani e cila në momentin e krijimit zotërohej 100% prej saj.

Organi i akuzës deklaron se kalimi i këtyre pasurive është bërë:
• nëpërmjet vendimeve dhe akteve të falsifikuara,
• në kundërshtim të plotë me ligjin,
• përmes akteve të tjera të paligjshme, përfshi veprime me elementë korruptivë.

Pas transferimit të pasurive, Dosti ka zhvendosur edhe pronësinë e kuotave të shoqërisë “EIS”, me qëllim fshirjen dhe mbulimin e origjinës së paligjshme të kapitalit, duke qenë në dijeni që këto pasuri përbënin produkt të një veprimtarie kriminale.

Kush janë të dëmtuarit?
Sipas Prokurorisë, skema ka dëmtuar rëndë interesat e aksionarëve në minorancë të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02”, shumica e të cilëve ishin pensionistë dhe ish-punonjës të ndërmarrjes shtetërore NPV, të paaftë për të ndjekur juridikisht të drejtat e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...