30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Operacioni “Markat”: Arrestohet 21-vjeçari që vidhte makina për t’i shitur te persona me precedent penal

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Markat”, pas dyshimeve se kishte kryer disa vjedhje automjetesh në Durrës dhe Dibër.
I arrestuari është Klajdi Lleshi, banues në Bulqizë, i cili ishte shpallur më herët në kërkim nga Policia e Durrësit.

Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se ka vjedhur 4 automjete – një në fshatin Gjoricë të Bulqizës dhe tre në lagjet nr. 15 dhe nr. 17 të Durrësit – si dhe sende personale nga një automjet tjetër në të njëjtën zonë.

Kapja e 21-vjeçarit
Pasi ka vjedhur një automjet tip Benz në Gjoricë, i riu është larguar drejt Tiranës.
Shërbimet e Komisariatit nr. 4 në Tiranë, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe Bulqizës, kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe arrestimin e tij në flagrancë.

Nga kontrollet e kryera, Policia ka sekuestruar katër automjetet e vjedhura, të markave:
• Benz
• Toyota
• Volkswagen
• Ford Focus

Dyshohet për vjedhje të tjera
Hetuesit po verifikojnë lidhjen e të riut me vjedhje të tjera automjetesh, ndërsa sipas burimeve operative, mjetet dyshohet se përdoreshin për t’u shitur te persona me precedent penal, me qëllim kryerjen e veprave të rënda penale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...