30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Horoskopi ditor, e premte, 23 Korrik 2021

Dashi

Do e kuptoni më mirë gjatë kësaj dite se marrëdhënia në çift nuk i përmbush të gjitha objektivat e duhura, prandaj mund të merren vendime me rëndësi.

Demi

Ditë e veçantë kjo e premte 23 korrik për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do të merreni vesh për mrekulli me parterin tuaj dhe do të argëtoheni pa fund së bashku.

Binjakët

Do t’i jepni rëndësinë e duhur nesër jetës suaj në çift dhë gjithçka do të shkojë ashtu si e kishit ëndërruar. Nuk pritet të ndodhë asgjë e keqe. Por me financat duhet të bëni kujdes maksimal.

Gaforrja

Ditë goxha e tensionuar pritet të jetë kjo e premte për ata që janë në një lidhje. Gjithsecili do të kërkojë t’i dalë e tija dhe askush nuk do të hapë rrugë.

Luani

Dita e premte do të jetë më e qetë për ata që janë në një lidhje. Më në fund do t’i sqaroni mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur dhe do të jeni më të qetë.

Virgjëresha

Pesimizmi juaj këtë ditë të fundit në prag fundjave, në jetën sentimentale do të jetë tërësisht i pajustifikuar. Nëse mbylleni në vetvete keni për ta humbur njëherë e përgjithmonë partnerin.

Peshorja

Do të keni të njëjtat ide dhe mendime me partnerin tuaj dhe do të bashkëpunoni për gjithçka me të. Dita do të jetë plot diell dhe e mbushur me emocione.

Akrepi

Do të keni probleme goxha të mëdha gjatë kësaj ditë në jetën tuaj në çift dhe do të ndiheni shpeshherë keq. E mira do të jetë që të gjeni mënyrën për të folur me partnerin, jo të kërkoni ngushëllim në krahët e dikujt tjetër.

Shigjetari

Do të përballeni me shumë zhgënjime këtë të premte juve që jeni në një lidhje dhe do të vuani tej mase. Sikur të kishit bërë kujdes më parë nuk do të përballeshit kurrsesi me një situatë të tillë.

Bricjapi

Do të bekoheni nga yjet gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift do ecë më së miri. Si ju ashtu edhe partneri do të jeni të gatshëm ta dëgjoni tjetrin dhe të shkëmbeni mendime për çdo gjë.

Ujori

Do të tregoheni shumë të hapur dhe të disponueshëm ndaj partnerit gjatë kësaj dite. Marrëdhënia në çift nuk do të ketë asgjë për çfarë të shqetësoheni.

Peshqit

Do t’i shtoni dozat e intimitetit në çift gjatë kësaj dite dhe do të kaloni çaste të lumtura në krahët e partnerit. Shumë gjëra kanë për të qenë ndryshe për ju.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...