37 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Në mesin e 10 viktimave nga aksidentit në Kroaci janë edhe nënë e bijë nga Gjakova

Gjakova është ndër komunat më të prekura nga tragjedia që ndodhi në Kroaci, ku humbën jetën 10 udhëtar pasi autobusi i tyre doli nga rruga dhe u përmbys. Kryetari i kësaj komune Ardian Gjini ka thënë se Gjakova është goditur rëndë nga ky aksident, pasi shumë prej viktimave janë nga ky qytet.

“Gjakova e ka pësuar keq. Është tepër e rëndë të mendojnë se si ndihen familjet e viktimave. Janë pesë viktima nga Gjakova. Pos bashkë vozitësit që është konfirmuar më herët se ka ndërruar jetë në këtë tragjedi, kemi edhe katër viktima tjera. Kemi një nënë dhe një vajzë nga fshati Devë, dhe një tjetër grua nga fshati Lipovec”, ka thënë Gjini për mediat në Kosovë.

Në mesin e 10 viktimave nga aksidentit me autobus në Kroaci janë edhe një nënë e bijë nga fshati Devë i Gjakovës.

Të ndjerat janë Erlinda Binakaj, 19 vjeç si dhe e ëma, Valentina Binakaj, 45 vjeç.

Lajmi për vdejken e nënë e bijë, e ka konfirmuar xhaxhai i Valentinës në një posim në Facebook.

“Sapo morëm lajmin Se dy pjestare të familjes sonë Binakaj humben jetën në aksidentin tragjikë që ndodhi sot ne Kroaci, gruaja e vëllaut tim Sylës, Valentina Binakaj si dhe vajza Erlinda Binakaj. Unë shpreh ngushëllime dhe garjetin e Zotit për të gjithë familjarët që humben më dashurit e tyre në këtë tragjedi.Me pikëllim të thellë Rasim Binakaj”, ka shkruar ai.

Mediat e Kosovës raportojnë se viktima Valentina Binakaj ishte së bashku me tri vajzat e saj në autobus.

Dy vajzat e tjera janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Slavonski Brodit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Mediat në Kosovë raportojnë po ashtu se viktima të aksidentit kanë mbetur:

Sevdail Rruatemi, 1973 Pakshticë e Epërme – Podujevë,
Naser Sylemetaj, 1974 Gjakovë,
Launora Kolmekshaj, 1982 Junik – Deçan,
Kujtim Kastrati, 1981 Radoste,
Hamet Hoxha, 1966 Randobravë – Gjakovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...