5.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Deputeti i zgjedhur i PS Petro Koçi bën deklaratën e fortë: “Bota e krimit ne Fier ka pasur idhje të konsoliduara me politikën”

Deputeti i zgjedhur i PS Petro Koçi, në një prononcim për mediat pas dëshmisë së dhënë në SPAK foli për zyrtarë të kërcënuar nga bota e krimit në qytetin e Fierit, por pa përmendur emra.

Deputeti i zgjedhur deklaroi se bota e krimit në Fier është e lidhur me politikën, ku mes të tjerash, deklaroi se në marrëdhënie me LSI, ka ndikuar në zgjedhjet e fundit.

Petro Koçi ka deklaruar sot në Prokurorinë e Posaçme, SPAK se është shumë i bindur për ndikimin që ka bota e krimit në qarkun e Fierit në financat publike ose përmes lidhjeve të drejtpërdrejta ose duke kërcënuar zyrtarë të caktuar, ndaj edhe organet kompetente sipas tij duhet të hetojnë.

“Duart e krimit janë përfaqësues të botës së krimit. Në Fier është një botë goxha e konsoliduar. Unë kam guxuar e kam denoncuar shumë herë. Gjatë fushatës denoncova një gjyqtar për një shkarkim nga puna dhe mesa di ky gjyqtar është shkarkuar. Unë jam politikan dhe e ndjej që bota e krimit në Fier është goxha influente. Mendoj se sensibilizimi i SPAK është i nevojshëm.

Jam një politikan që kam dëshmuar që kam kallëzuar penalisht subjekte të ndryshme. Nuk jam as prokuror as gjyqtar, por kam një përvojë si ish-ministër dhe për këto që fola jam i bindur që janë të vërteta. Emrat, kërkojnë që të kesh dokumente konkrete, unë nuk jam hetues. Fakti që njerëzit e kësaj bote hyjnë më kollaj në punë se sa njerëzit e thjesht tregojnë se janë influent.

Bota e krimit ne Fier ka pasur idhje të konsoliduara me politikën, mund t’ju them edhe rastet e fundit kur të tillë në marrëdhëniet me LSI edhe ndikuan ë rezultatet zgjedhore.

SPAK është i lirë dhe i detyruar nga ligji të veprojë ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin dhe bashkëpunon me krimin. Unë nuk jam as prokuror, as gjyqtar, dhe as në Policinë e Shtetit, por kam një përvojë si ish-ministër i Rendit dhe për të gjitha këto që fola jam shumë i bindur. Unë nuk jam hetues që të kërkoj dokumente konkrete dhe të jap emra. Fakti që njerëzit e kësaj bote hyjnë më kollaj në punë se njerëzit e thjeshtë, tregon se janë më influentë”, tha Koçi.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT